Xham Energjik 4 Stinor

SGG PLANITHERM 4S/EVOLUTION

SGG PLANITHERM 4S kombinon kontrollin diellore dhe vetitë termike izolues, për të siguruar një ambient të rehatshëm, duke bërë të mundur që ju të merrni maksimumin tuaj pavarësisht nga moti. Ruajtja e energjisë çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndësishme në jetën tonë të përditshme, prandaj xhami 4 stinor (SGG PLANITHERM 4S/EVOLUTION) është një xham i tejdukshëm (transparent) i cili përmban një shtresë të hollë metalike mikroskopike, reagues ndaj rrezeve Ultra Vjollcë, është lloj i xhamit izolues që rrit efikasitetin e energjisë së dritareve duke ulur transferimin e ngrohjes apo të ftohtit permes xhamit, që nënkupton se në kohën e verës nuk i lejon rrezet e diellit apo nxehtësinë të depërtoj përmes xhamit në shtëpi, ndërsa në kohën e dimrit nuk e lejon nxehtësinë e mbrendshme të depërtoj përmes xhamit jashtë shtëpisë. xhami 4 stinor mundëson që në dimër shtëpia të qëndroje e ngrohtë dhe në verë shtëpia të qëndroje e freskët.

SGG PLANITHERM 4S mund të ju kursejnë shumë të holla në faturat e energjisë. Reduktimin e kostos së energjisë mund të jetë më shumë se 28%.

PËRPARËSITË
  • Izolimi termik: zvogëlon humbjen e nxehtësisë në mënyrë më efikase se sa produktet tjera te qelqit,
  • Energji efikase: redukton nevojën për ngrohje dhe ftohje dhe ju kursen para etj,.

Argoni

Argoni është një lloj gasi pa erë, pa ngjyrë, jo i djegshëm që përdoret zakonisht në vend të ajrit mes dy shtresave të qelqit, përçueshmëria e ngrohjes është më e ulët e gasit-argon se ajo e ajrit, nuk lejon depërtimin e zhurmës në shtëpinë tuaj dhe kështu Argoni është gas termoizolues i mirë dhe kontribuon në ambientet e qetësisë, ngrohtësisë dhe freskisë së shtëpis tuaj.