Produktet

Banesa ose shtëpia janë për secilin prej nesh dicka më tepër se vendi ku banojmë. Ajo është hapësira në të cilën jetojmë, e kalojmë kohën e lirë dhe relaksohemi me familjen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që kjo hapësirë të projektohet në mënyrë të tillë që të na mundësojë ko- moditet dhe siguri maksimale! Ndër elementët arkitektonike të cilat i japin një kontribut stilit të shtëpisë suaj, janë edhe dritaret dhe dyert.

Nëse ndërtoni një shtëpi të re për vete ose dëshironi ta meremetoni dhe ta bëni më komode, është e rëndësishme, ndër të tjera, të kini kujdes për dritaret dhe dyert të cilat e mbrojnë shtëpinë tuaj nga të gjitha kush- tet atmosferike. Dritaret dhe dyert janë elemente të rëndësishme të cilat ndikojnë si në bukurinë e fasadës ashtu si dhe në bukurinë e brendshme të shtëpisë tuaj.

Dritaret dhe dyert nga profili VEKA prodhohen në forma dhe madhësi të ndryshme, në mënyrë të tillë që të jetë e mundur të prodhohet çdo formë e dritareve: kënddrejtë, trekëndëshe, harkore, ovale ose e rrumbullakët, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme kur meremetohen ndërtesa të vjetra dhe kur është me rëndësi që fasada të mbetet vizualisht e pandryshuar.

Krahas ngjyrës së bardhë të dritareve me PVC, ofrohen mbi 40 ngjyra, dizajne dhe tekstura të drurit dhe të aluminit, gjë që na lejon të përm- bushim shijen e të gjithë atyre që zgjedhin të bashkëpunojnë me ne. Dritaret e VEKA përbëjnë një zgjidhje të jashtëzakonshme si për ndërtimet e reja, ashtu si për meremetimin e ndërtesave të vjetra, në sajë të profileve PVC të nivelit më të lartë, të përshtatshme për të gjitha llojet e objekteve.

Nëse orientoheni për dyer dhe dritare PVC të VEKA, jini të sigurt se do të investoni për një kohë të gjatë në cilësinë e jetës suaj.

  • Mirëmbajtje e thjeshtë
  • Izolim i përsosur
  • Dritaret dhe dyert stabile
  • Dritare të bukura

VEKA

Programi i VEKA është fleksibël dhe i shumë llojshëm

Profilet e VEKA (me tre, pesë dhe gjashtë dhoma), prod- hohen në shumë sisteme të ndryshme, të cilat dallohen sipas dizajnit dhe veçorive teknike. Ju keni mundësi të zgjidhni midis modeleve klasike, të rrafshta ose të rrum- bullakta, me sisteme të ndryshme të mbylljes dhe me tre thellësi (70, 82 dhe 90mm), të montimit. Në këtë mënyrë është e mundur që çdo dritare të harmonizohet sipas dëshirave tuaja dhe sipas kërkesave arkitekturore.

Në morinë e më shumë se 2000 profileve, bordu- rave dhe pjesëve plotësuese për linja të ndryshme të sistemit, me siguri do të gjendet zgjidhja e duhur edhe për dritaret tuaja të reja.

Mirëmbajtje e thjeshtë

Dritaret e VEKA mirëmbahen jashtëzakonisht lehtë, duke përdorur leckën e butë dhe mjetet e lehta për pastrim – pra nuk pastrohen me fërkim, që dëmton ngjyrën, e cila më pas mund të qërohet nga materiali dhe copat e thara hyjnë nën thonj. Gjithashtu, për dritaret e VEKA nuk është e nevojshme as të ngjyrosen, as të smerilohen, as të mbushen, as të pastrohet xhami nga ngjyra. Ngjyrat e zdrukthtarisë së VEKA janë mjaft të qëndrueshme dhe rezistuese ndaj ndikimeve të ndryshme atmosferike, nuk e humbasin ngjyrën, nuk dëmtohen as nga smogu, Binduni edhe ju për përparësitë e shumta të sistemit VEKA dhe do ta shikoni botën me sy të tjerë më të gëzueshëm.

Izolim i përsosur – për qetësi më të madhe dhe klimë më të mirë në shtëpi dhe në ambiente të hapura.

Dritaret nga profilet VEKA kanë veçori të larta izolimi, në sajë të të cilave ulet ndjeshëm niveli i zhurmave dhe e bëjnë shtëpinë ose banesën tuaj më të qetë dhe të këndshme. Në dallim nga dritaret e ndërtesave të vjetra, të cilat nuk puthiten kurrë plotësisht dhe në afërsi të të cilave ndjehet aromë e pakëndshme, dritaret moderne me PVC ofrojnë izolim të jashtëzakonshëm. Dikur dritaret kanë qenë të njohura si harxhuese të energjisë, kurse gjeneratat e reja të dritareve kontribuojnë shumë më tepër në fushën e termoizolimit. Me anë të saj zvogëlohen shpenzimet e ngrohjes gjatë dimrit, të ftohjes gjatë verës, dhe kontribuon në kursimin e energjisë elektrike – gjë që ndikon më tej në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, e si rrjedhoj ndihmon në ruajtjen e natyrës.

Nëse vendosni të blini dritaret PVC të VEKA, jini të sigurt se investimi do t’ju shpaguhet shpejt.

Profilet VEKA Klasa A

Kualiteti i profilit është përcaktuar para së gjithash me gjeometrinë e tij - madhësinë, forma e prerjes tërthore dhe strukturën e pjesëve (dhomave) të ndryshme. Kështu, për shembull, dhomat e mbushura me ajër dhe thellësia më e madhe e ndërtuar përmirësojnë karakteristikat izoluese dhe stabilitetin e dritareve, ndërsa muret më të trasha të profilit shërbejnë për rritjen e fortësisë dhe rezistencës.

Në garën e përgjithshme për konkurrencën dhe luftën për çdo klient ka tendencë për t’u ofruar sa më shumë të jetë e mundur me çmim të pranueshëm. Te shumë prodhues kjo ka ulur deri diku cilësinë, që është e dukshme vetëm në detaje dhe që konsumatori nuk mund t’i shohë në shikimin e parë.

Pradaj kontrolloni mirë në cilën klasë janë dritaret që doni të bleni dhe sa është trashësia e mureve të jashtme. Më e mira është klasa A, që do të thotë se trashësia e murit është 3,0 mm me nje tolerance prej 0,2 mm. Trashësia e mureve është shumë e rëndësishme që vidat për fiksimin e sistemeve mbyllëse dhe lidhësave të mund ta mbajnë me kualitet dritaren. Profilet e klasës A janë më rezistente për kthim dhe shtrëmbërim nën ngarkesë, ndërsa këndet janë më të forta dhe më rezistente si ndaj fuqisë së çarjes ashtu edhe ndaj goditjeve. Fuqia punues e kompanisë VEKA bazohet në respektimin e plotë të standardeve të kualitetit në tërë botën, sepse VEKA ka të njëjtat standarde si në tregun lindor dhe perëndimor.

Mbrojtja nga drita dhe nga shikimet e padëshiruara

Nëse shtëpia juaj gjendet në „anën e rrugës me diell“, SHEKULLI ka zgjidhjen e duhur për ju - roletat, kanatat dhe grilat e VEKA. Shumë mirë të modeluara, me pamje atraktive dhe të sigurta – ofrojnë mbrojtje të efektshme nga dielli, nxehtësia dhe nga shikimet e padëshiruara, sikur se prodhohen në ngjyra dhe dizajne të njëjta si profilet e dritareve. Si të gjitha profilet e VEKA, edhe kanatat janë të përbëra nga materiale cilësore, afatgjata dhe rezistente ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe rrezeve UV. Janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe nuk kërkojnë ngjy- rosje dhe pastrim të veçantë. Midis pjesëve lëvizëse është e mundur hyrja e dritës, por ato janë të pajisura me një përforcim metalik i cili ofron statikë adekuate dhe shton sigurinë nga dhunuesit e banesave. Me sistemet e dritareve VEKA është më e lehtë dhe më e thjeshtë të zgjidhni pikër- isht ato që ju nevojiten! Me sistemet e dritareve VEKA është më lehtë dhe e thjeshtë që të zgjidhet pikërisht ajo që Ju duhet!

Dritaret dhe dyert stabile – çfarë është e sigurt?!

Shtëpia juaj ju mbron ju dhe familjen tuaj. Dritaret dhe dyert janë midis elementeve më të rëndësishme të kësaj mbrojtjeje. Prandaj në momentin e zgjedhjes, bëni kujdes në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Dritaret e punuara nga profilet e PVC të VEKA janë tejet stabile dhe mund të përballojnë ngarkesa të mëdha. Me ndih- mën e armaturave, xhamave dhe dorezave të veçanta, ato shtojnë edhe më shumë sigurinë e mbrojtjes nga dhunuesit e banesave, bazuar në kriteret më të larta të sigurisë. Siguria e shtëpisë suaj është mjaft e rëndë- sishme, dhe me ndihmën e dritareve me PVC të VEKA, të dyerëve të hyrjes, të dyerve të ballkoneve dhe të tarra- cave, ju garantohet siguri e lartë. E gjitha kjo në sajë të materialeve të sigurt të PVC të cilat përbëhen edhe nga përforcime çeliku, që gjenden brenda profilit. E gjitha kjo i bën më stabile dhe më rezistuese, në rast se bëhen përpjekje për t’i hapur me dhunë. Përveç kësaj, dyert e hyrjes të VEKA janë përgatitur me përforcues plotësues në këndet e dyerve. Gjithashtu, në profilet e VEKA mund të montohen edhe doreza për mbyllje, si dhe lloje speciale të xhamave që shtojnë edhe më tepër mbrojtjen nga dhunuesit e banesave.

Kërkesa e konsultimit

Ëndërrimi për dritare të reja, por çështja është për mënyrat më të mira për ti bërë realitet? Le të ju ndihmojmë. Ne do të marrim supozimin tuaj, dhe pastaj ta bëjmë më të lehtë për realizimin e dritareve të reja. Për të siguruar nevojën tuaj për dritare duhet të na vizitoni në kompanin tonë në Bujanoc apo mund të na kontaktoni përmes formës kontaktuese duke shtypur këtë link (kontakto).